Masakra brenda ditëlindjes, 4 të vrarë nga të shtënat mes adoleshentësh

16 Prill 2023 | 17:33

Katër persona u vranë gjatë të shtënave në qytetin Dadeville, në shtetin amerikan të Alabama, tha policia lokale. Fox News raporton se të paktën 20 persona janë plagosur.

WRBL TV raportoi se të shtënat ndodhën të shtunën mbrëma në një studio kërcimi ku po festohej një 16-vjetor.

Nuk ka ende informacione se çfarë çoi në këtë ngjarje, as nëse vrasësi është në paraburgim, raportoi AP.

“Këtë mëngjes, unë mbaj zi me qytetarët e Dadeville dhe popullin e Alabamës. Krimi i dhunshëm nuk ka vend në shtetin tonë,” tha Guvernatori i Alabamës, Kay Ivey.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026