Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të mërkurë në qytetin e Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, të siguruara nga korrespondentja Kloida Gjuzi, një person ka qëlluar në ajër me kallashnikov në Katund-Sukth.
Blutë e qytetit bregdetar konfirmojnë për “EuroNews Albania” se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar.
“Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, -thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë