Braho kundërshton emërimin e Hysenit: Në krye të SHISH duhet shtetas i Shqipërisë
Ish-deputeti Sparatak Braho i ftuar në Euronews Albania tha se në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit duhej të ishte një shtetas shqiptar.
Ai i ka uruar punë të mbarë Vlora Hysenit, por është shprehur se e kundërshton emërimin e saj në krye të SHISH për shkak të poarametrave ligjor.
“Unë pata një prononcim ligjor në të cilin e kundërshtoj emërimin për shkak të parametrave ligjor që unë sot e kësaj dite mbaj qendrimin, Shefi i shërbimit Informativ duhet të jetë shqiptar 24 karatë. është shef i shërbimit, janë të gjitha sekretet.
Vendin duhet ta dojë me shpirt. Ajo mund të jetë vajzë, grua shumë e mirë, por thonë se është edhe shtetase kosovare edhe shtetase shqiptare.
Ligji thotë fjalë për fjalë që shefi i zbulimit duhet të jetë shtetas shqiptar. Është ecur me logjikën që deri sa është shtetas shqiptar edhe shtetasit kosovarë nuk përjashtohen. Do e shikojmë në punë e sipër, i urojmë punë të mbarë”,-tha Spartak Braho.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë