“Ajo ëndërronte nipër, ai e vrau”- Flet shoqja e gruas që u qëllua nga i biri

5 Prill 2023 | 15:25

Një grua e moshuar e moshës 71-vjeçare është gjetur e vrarë me armë zjarri në afërsi të një parku në Chalkidona të Selanikut. I dyshuari kryesor, i cili është shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen, është i biri.

Një mikeshë e ngushtë e viktimës ka dëshmuar pas ngjarjes duke thënë se dëshira më e madhe e 71-vjeçares ishte që fëmija i saj i vetëm të martohej, të krijonte familje dhe të gëzonte nipërit e mbesat.

Siç thotë zonja Kyriaki, shoqja e saj e ndjerë ishte një grua shumë e mirë, e cila e donte shumë fëmijën e saj  pasi e lindi në moshë të vonë dhe ishte djali i saj i vetëm.

Dyshohet se i riu i ka drejtuar pushkën në kokë nënës së tij dhe ka tërhequr këmbëzën, me pasojë vdekjen e menjëhershme të 71-vjeçares. Ajo u gjet e pajetë mesditën e së martës, në sediljen e pasagjerit të makinës së parkuar pas godinës së Drejtorisë së Bujqësisë, me kafkën e shpërbërë.

Hetimi po fokusohet në shtëpinë e 34-vjeçarit me qenë të trajnuar posaçërisht për të njohur aromat në mënyrë që më pas të lokalizohet autori.

Punonjësit e policisë së bashku me “zagarin” me emrin “Don” kanë shkuar në vendin ku 34-vjeçari ka lënë veturën me nënën e vdekur në sediljen e pasagjerit dhe kanë hapur rrezen e kërkimeve për të lokalizuar të akuzuarin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026