Djali vrau me plumb në kokë nënën në Greqi, fqinjët: Të shokuar! Nuk janë zënë kurrë

5 Prill 2023 | 11:55

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me 71-vjeçaren e cila u gjet e vrarë me plumb në kokë brenda një automjeti në Selanik.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është i biri i saj, i cili ra në rrjetën e hetuesve pas një letre të gjetur në banesë, ku shprehte problemet ekonomike dhe gjendjen e rënduar psikologjike të mamasë së tij.

Nga ana tjetër fqinjët, deklarojnë për mediat greke se marrëdhënia mes nënës dhe të birit kanë qenë shumë të mira dhe ata kurrë nuk janë konfliktuar.

“Unë jetoj matanë rrugës, na ndan një rrugë. Nëna dhe Vasilakis ishin njerëz të qetë, fëmija nuk kishte probleme, ata punonin dhe nuk i dëgjuam kurrë të debatonin. Jemi pa fjalë”, tha një fqinj i familjes.

Sipas tij, nënë e bir, një ditë para vrasjes, hipën së bashku në një automjet dhe shkuan të bënin pazare në një fshat aty pranë, gjë të cilë e bënin shpesh.

Sa i përket makinës që 34-vjeçari kishte marrë me qera, rreth një muaj, banorët e lagjes e dinin se e kishte blerë për të zëvendësuar mjetin e vjetër.

“Hera e fundit që i pashë ishte dje në mëngjes dhe nuk vura re asgjë të çuditshme. Nuk i kam parë kurrë duke u grindur” , theksoi fqinji.

Sipas informacioneve në media, djali 34-vjeçar kishte ndërprerë punën pak kohë më parë. Ndërkohë që e ëma e tij kishte shfaqur probleme psikologjike disa vite më parë, pas vdekjes në një aksident trafiku të burrit të saj.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026