“I shqetësuar për Gjykatën Speciale”, Kurti në median britanike: Ndihmon Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për të përjavshmen britanike “The Sunday Times“, ka shprehur shqetësimin se gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund ta ndihmojë Serbinë të “rishkruajë historinë”, duke e zhvendosur fokusin nga krimet dhe mizoritë serbe gjatë luftës së fundit.
“Unë e mbështes llogaridhënien për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërsa Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, tha Kurti.
Gjykata sipas Kurtit do ta inkurajonte “lojën” rajonale të Rusisë për ta minuar Kosovën
Kurti beson se Kremlini pa në Kosovë dhe në Ballkan një “front të dytë” të mundshëm kundër NATO-s pas pushtimit të Ukrainës.
“Kosova është një histori suksesi e NATO-s. Rusët duan që ajo të dështojë”, ka thënë Kurti. Në dhjetor, kujtoi ai, një grup i madh anëtarësh të një organizatë nacionaliste serbe e lidhur me grupin paramilitar rus Wagner, u grumbulluan në anën serbe të kufirit me Kosovën, duke kërcënuar se do të përballeshin me trupat e NATO-s.
“Njëqind milje nga vendi ku po bëjmë këtë intervistë në zyrën e kryeministrit është një bazë ruse”, shtoi Kurti, duke iu referuar të ashtuquajturës “qendër humanitare” e Moskës në qytetin serb të Nishit. “Është plot me spiunë dhe agjentë që angazhohen në luftë hibride”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet