FOTO| Mori peng 1 javë dhe dhunoi barbarisht të dashurën, kush është 31-vjeçari
Euronews Albania ka mundur të sigurojë foton e 31-vjeçarit Gleart Gusholli, i cili mbajti peng për një javë dhe dhunoi në mënyrë makabre të dashurën e tij 28-vjeçare.
Gusholli e ka dhunuar të dashurën me këmbë karrigeje, shkelma dhe grushte si dhe e kërcënonte me thikë se do ta torturonte dhe vriste.
Vajza rrëfen në një deklaratë për media se është droguar nga i dashuri i saj, i cili ka tentuar disa herë ta mbysë duke i futur gishtat në fyt.
Ajo shtoi se është infermiere në Gjermani dhe është kthyer në Shqipëri për të takuar të dashurin e saj.
“Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e dora dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën. Donte të hakmerrej se kemi qenë 3 muaj të ndarë”, rrëfeu 28-vjeçarja e cila ka kaluar një javë tmerri e marrë peng nga i dashuri i saj.
LEXO GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur