Bllokadat japin efekt l Në Spanjë bie ngarkesa në spitale

24 Nëntor 2020 | 20:47

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë e cilësoi pozitive ecurinë e situatës së pandemisë, duke deklaruar se numri i rasteve me koronavirus ishte në rënie dhe rrjedhimisht po verifikohet një rënie e presionit për spitalet.

Aktualisht, Spanja llogarit 374 raste infektimi për 100 mijë banorë, një rënie nga kuota e javës së kaluar që ishte 500 infektime për 100 mijë banorë.

“Zhvillimet në nivel kombëtar janë pozitive. Kjo reflektohet nga pak në lehtësimin e presionit ndaj shërbimeve shëndetësore. Tani, spitalet janë më pak se 15 për qind të ngarkuara, me 14% të shtretërve tradicionalë dhe me më pak se 30 për qind të atyre në terapinë intensive”, deklaroi Fernando Simon, zyrtar pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Spanja, që ka mbi 1.58 milionë raste me COVID, vendosi një gjendje emergjence 6-mujore në tetor, duke u dhënë rajoneve të vendit mbështetje ligjore për të vendosur shtetrrethim dhe kufizime të tjera.

Në Francë ndërkohë, parizienët shpresojnë që masat e reja t’u lejojnë të festojnë Krishtlindjen me familjet e tyre.

Aktualisht, baret, restorantet dhe dyqanet janë mbyllur, përveç atyre që mund të ofrojnë porosi për të marrë me vete. Ndërsa njerëzve u është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë, përveç rasteve të domosdoshme.

“Shpresoj ta kaloj Krishtlindjen me të afërmit, me prindërit që jetojnë në Lion, me gjyshen time, xhaxhain dhe hallën. Këto janë pritshmëritë e mia, të mund të mblidhemi si familje. E di që është në lojë shëndeti, por shpresoj të mund të marr trenin dhe të shkoj të shoh familjen”, u shpreh Albane Voisin, banore e Parisit.

Franca raportoi mbi 4.450 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, që është dhe kuota ditore më e ulët që prej 28 shtatorit e që sugjeron se bllokada kombëtare ka dhënë efekt.

Ndërkohë, në Moskë, banorët u shprehën të martën optimistë për vaksinën kundër koronavirusit, duke deklaruar se preferojnë atë ruse në vend të atyre të huaja.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se vaksina “Sputnik V” do të kushtojë më pak se vaksinat rivale, teksa qeveria ruse synon të prodhojë mbi 1 miliard doza brenda dhe jashtë vendit vitin e ardhshëm.

Një çmim më i ulët se konkurrentët do t’i mundësojë Moskës të kapë pjesën më të madhe të tregut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026