Vaksina anti-COVID l BE-Moderna, kontratë për 160 milionë doza
Bashkimi Evropian do të aprovojë kontratën e gjashtë për të siguruar një stok të ri prej 160 milionë doza vaksinë anti-COVID të prodhuara nga kompania “Moderna”.
Synimi është që çdo shtet anëtar të pajiset me vaksinë në të njëjtën kohë. Kështu ka lënë të kuptohet presidentja e Komisionit Evropian.
“Ndërsa kufizimet po ngadalësojnë përhapjen e virusit, në këtë situatë të vështirë ne e dimë se vetëm një vaksinë efikase mund të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë”, deklaroi Ursula von der Leyen.
BE po punon gjithashtu për një tjetër projekt, me qëllim krijimin e një fondi botëror për COVID-19.
Kjo, pasi krahas sigurimit të vaksinës për evropianët, BE dëshiron që të gjithë në nivel global të kenë akses tek ajo.
“Shpërndarja e vaksinës duhet të jetë e përballueshme dhe e barabartë. Për këtë arsye kemi mbledhur 16 miliardë euro që prej muajit maj për trajtim, diagnostikim dhe vaksinim në mbarë botën. Gjithashtu, Evropa ka kontribuuar me 800 milionë euro për kompleksin e Covax”, theksoi Von der Leyen.
Impianti i Covax do të bashkëpunojë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF për të shpërndarë me shpejtësi vaksinën sapo ajo të jetë gati.
BE shpreson se vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta do të kenë akses tek vaksina tani dhe në të ardhmen.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë