Integrimi i emigrantëve, KE harton planin e veprimit
Komisioni Evropian ka ndërmarrë një plan veprimi për integrimin e emigrantëve. Por vendet anëtare e kanë bërë të qartë se propozimi përfshin ata që kanë të drejtë qëndrimi dhe se duhet të jetë një proces i dyanshëm, që kërkon përpjekje nga personi dhe komuniteti pritës.
“Duhen 2 vetë për të kërcyer tango. Pritshmëritë duhet të vijnë nga të dyja palët. Të gjithë kanë të drejta dhe kushdo ka detyrime”, deklaroi Ylva Johansson, komisionere e BE për Punët e Brendshme.
Komisioni ka identifikuar 4 fusha ku duhet vepruar dhe janë pikërisht ato ku diskriminimi verifikohet më shpesh: Arsimi, ku do të kërkohet promovimi i kualifikimit; Punësimi, me punëmarrësit që do të angazhohen për përfshirjen e emigrantëve; Shëndetësia, me autoritetet që do lehtësojnë aksesin; Dhe strehimi, i cili do të duhet të jetë i përballueshëm. Gjithashtu ka dhe një kapitull kushtuar integrimit të grave.
Sot, rreth 34 milionë banorë lindën jashtë BE-së, që përbëjnë 8 për qind të popullsisë. KE mendon se emigracioni është i nevojshëm në aspektin ekonomik, pasi popullësia evropiane po plaket, por shton se integrimi është jetik për kohezionin.
“Integrimi dhe përfshirja ndihmojnë në luftimin e ksenofobisë, përjashtimit, radikalizmit dhe mentalitetin ‘ne kundër atyre’. Duhet të ndërtojmë respekt reciprok dhe t’u japim emigrantëve një sens përkatësie”, deklaroi Margaritis Schinas, zv.president i KE për Stilin Evropian të Jetesës.
Për organizatat që punojnë me emigrantët, plani është pozitiv, por ka mungesë detyrimesh ligjore dhe nuk është mjaftueshëm konkret.
“Ambicja është aty, fjalët janë po ashtu, ata duan ta ndryshojnë, ta bëjnë më përfshirës. Por si? Si të sigurohemi që përfaqësimi i refugjatëve dhe emigrantëve të bëhet në mënyrë domethënëse? Si të sigurohemi që barazina gjinore do respektohet? Pra, pyetja “si” është shumë e madhe”, u shpreh Anila Noor, drejtoreshë e OJQ-së Lidhja e Grave.
Plani do të sigurojë fonde dhe udhëzime për shtetet anëtare. Përmbushja e paktit për Emigracionin dhe Azilin do të kërkojë gjithashtu më shumë kontrolle kufitare dhe riatdhesime.
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor