“Isha xheloz”- Deklarata e të riut që dhunoi të dashurën, avokati: Merr ilaçe
Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 31-vjeçarin Gleard Gusholli, i cili që dhunoi dhe mbajti peng bashkëjetuesen e tij.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa i riu deklaroi se gjithçka ka ndodhur nga xhelozia. Avokati i tij mbrojtës bëri me dije gjykatës se 31-vjeçari vuan nga depresioni dhe prej disa muajsh trajtohet me medikamente.
Për këtë avokati i kërkoi gjykatës shtrim të detyruar në spital, kërkesë që nuk u pranua nga gjyqtari Kujtim Vraniçi. Katër personat e tjerë të arrestuar për përkrahje të autorit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vertetës u liruan duke i caktuar masën detyrim paraqitje.
Prokuroria e Tiranës ndryshe nga referimi i policisë, e akuzon Gushollin për 3 vepra penale, plagosje, dhunë në familjedhe heqje të pa ligjshme të lirisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në rrugën Frosina Plaku në Tiranë, ku 28-vjeçarja u mbajt e mbyllur për një javë dhe u dhunua sistematikisht. E reja kishte ardhur nga Gjermania për të bashkëjetuar me Gleard Gushollin.
LEXO GJITHASHTU:
Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm
- 11:20 U burgos me foshnjën 1-vjeçare, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e Dorina Sejdinit nga burgu i Pojskës