Shtyrja e ndryshimeve ligjore, Alket Hyseni siguron: Miratohen brenda vitit
Deputeti socialist Alket Hyseni tha në një intervistë për Euronews Albania se ndryshimet ligjore të propozuara nga dakordësimi me opozitën në Këshillin Politik janë në proces miratimi. Ai tha me besim se ato do të miratohen brenda këtij viti dhe para zgjedhjeve të 25 prillit.
I pyetur se përse nuk janë miratuar ende, Hyseni tha se vullneti i socialistëve ka qenë pozitiv pasi projektligjet janë paraqitur në Kuvend, mirëpo ato “s’miratohen me buton”.
“Nuk ka ndonjë vonesë, ne po bëjmë procedurën, parlamenti është sovran, pavarësisht marrëveshjeve politike dhe ai vepron në bazë të Kushtetutës, sa do kohë të marri e rëndësishme është se para zgjedhjeve ato [ligje] do jenë të miratuara,” – u shpreh Hyseni, i cili tregoi besim se paketa ligjore mund të kalojë që brenda këtij viti.
“Besoj që parlamenti do të bëjë gjithë përpjekjet për t’i kaluar [ligjet] brenda këtij viti, pastaj s’e di nëse hyrja në fuqi do të mundësohet [në kohë] duke pasur parasysh lojën politike që bëjnë institucione të tjera,” – tha Hyseni duke nënkuptuar përplasjet mes shumicës socialiste dhe Presidentit Ilir Meta.
Pjesë e ligjeve të propozuara nga marrëveshja e 5 qershorit, janë ai për policinë, për funksionimin e prokurorisë, sinjalizuesit, apo dhe Kodi Penal.
Edhe pse theksoi se “PS është parti që i qëndron marrëveshjeve”, Hyseni e cilësoi paketën ligjore të dalë nga marrëveshja e 5 qershorit si rrjedhojë e “frikës apo kapriços” së opozitës.
Së fundmi Komisioni parlamentar i Ligjeve shtyu votimin për ndryshimet ligjore që i hapnin rrugë Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për të hetuar krimet zgjedhore dhe nga ana tjetër raportimit të prokurorisë për këto çështje ndaj Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për policinë, ndryshime që përcaktonin rolin e policisë në procesin zgjedhor.
“Për sa kohë që [Presidenti] nuk i përmbahet as marrëveshjeve politike… kemi të bëjmë me një ‘détante’ [përpjekje për mirëkuptim mes palëve] momenti mes kaheve politike, të cilën Presidenti minimalisht s’duhet ta cenonte,” – tha Hyseni duke theksuar faktin se Presidenti Meta ka kthyer ligje për të cilat ka pasur kompromis mes palëve.
I pyetur për shqetësimet e ngritura nga Presidenti në lidhje me ligjin për policinë, që sipas Metës merr edhe kompetenca përgjimi duke anashkaluar prokurorinë dhe gjykatat, Hyseni tha se bëhej fjalë për një tjetër projekt-ligj, i cili shqetësimet në fjalë i kishte tejkaluar që në komisionet e hartimit.
“Kompetencat s’janë të reja, policia përgjimet ambientale i ka pasur historikisht. Shqetësohet Presidenti se po të ishte për ta mbikëqyrur… s’ke për çfarë ta mbikëqyrësh sepse Presidenti vazhdon aktivitetin e tij të kontakteve të të gjithë kontigjenteve të tij, nuk e mbikëqyrim ne, po të donte policia mund ta mbikëqyrte kur të donte,” – tha Hyseni para se të tregonte se pas kritikave të shfaqura nga prokuroria ligji pati korrigjime për të mos lënë hapësira keqinterpretimi nga drejtuesit e policisë.
Lexoni gjithashtu:
Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, Komisioni i Ligjeve shtyn votimin për ndryshimet ligjore
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë