Akuzohej për propagandë kundër sistemit, shkrimtarja iraniane dënohet me 7 vite burg
Golrokh Ebrahimi Iraee, një shkrimtare dhe aktiviste iraniane, u dënua me shtatë vjet burg, duke përfshirë edhe akuza për propagandë kundër sistemit.
Iraee u arrestua për aktivitetet e saj në mediat sociale në fund të shtatorit, menjëherë pasi protestat antiqeveritare shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini.
Shkrimtares dhe aktivistes i është ndaluar edhe dalja nga vendi për dy vite, i është konfiskuar celulari dhe do t’i ndalohet anëtarësimi në grupe apo shoqata për dy vjet.
Sipas raportimeve të postuara në mediat sociale, shkrimtarja do të jetë në gjendje të apelojë dënimet e marra.
Iraee ishte burgosur disa herë në të kaluarën, gjithashtu për shkak të një libri që ajo shkroi, por që nuk u autorizua kurrë për t’u botuar dhe i cili sfidon praktikën e ndëshkimit islamik të gurëzimit me gurë deri në vdekje
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës