Ambasadorët Soreca dhe Del Monaco mesazhe ndërgjegjësimi për ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është shkelje e të drejtave të njeriut dhe nuk ka vend askund në botë,” – kështu u shpreh sot përmes një postimi në Twitter, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca teksa kujtoi Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
“Le të punojmë bashkë për një botë të portokalltë edhe në Shqipëri, thuaj ndal dhunës ndaj grave,” – shtoi më tej Soreca, duke përcjellë nismën e përvitshme të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara për 16 ditë fushatë kundër dhunës me bazë gjinore, fushatë e cila mbyllet më 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.
“Dhuna me bazë gjinore cenon mbarë strukturën shoqërore dhe ekonomike të vendit. Lipset reagim i fortë me synimin për t’u dhënë mbështetjen e duhur të gjitha institucioneve dhe organizatave e shoqërisë civile në një përpjekje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë këtu sigurinë, shërbimet sociale dhe politikëbërjen,” – vuri në dukje Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri Vincenzo Del Monaco.
OSBE gjithashtu i është bashkuar fushatës, e cila këtë vit ka si moto: “Dëgjo! Beso! Mbështet!”.
Dhuna ndaj grave dhe vajzave është një shqetësim për mbarë botën.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përllogaritur se një në tre gra në botë ka përjetuar së paku një herë në jetë dhunë. Por këto shifra mendohet të jenë vetëm aspekti i dukshëm i një prirjeje që mban në hije rastet më abuzive.
Për sa i përket Shqipërisë dhuna ndaj grave mbetet me shifra tronditëse. Pavarësisht reformave dhe ashpërsimit të ligjeve, ato nuk e kanë frenuar prirjen në rritje.
Instituti i Statistikave ka vënë në dukje faktin se në dhjetëvjeçarin e fundit kërkesat për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje u shtuan diçka më shumë se dyfishi nga rreth 1,200 në mbi 3000 (kliko këtu për të shqyrtuar raportin).
Situata mendohet të jetë rënduar më shumë, sidomos gjatë periudhës së izolimit prej pandemisë së COVID-19.
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për policinë e shtetit, nuk do doja të isha para jush.
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)