Komisioni për raportin e Dick Marty, Dashamir Shehi: Dramatike, ata që e firmosën do t’u vijë turp nesër
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaroi për Euronews Albania se kërkesa e socialistëve për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për raportin e Dick Marty për Kosovën është një veprim shumë i rëndë.
“Ju vetë kur lexuat ballinën e lajmeve e krijuat një ide se ku është situata. Një parlament i cili do të hapë një hetim se çfarë kanë bërë shqiptarët kundër shqiptarëve, për të sajuar teza të kota politike, për të ngatërruar edhe ata djem që janë atje në Hagë, që mund të kenë edhe problemet e veta. Kjo që ndodh në Shqipëri është për qeshur, në fakt është për të qarë, është dramatike.
Në asnjë vend të botës sovrani hap pas 20 vjetëve edhe njëherë disa letra që i konsideruam të mbyllura. U mbyllën pozitivisht se nuk patën gjë.
Kjo është me shpresën që me maxhorancën që është sot do të gjej ndonjë defekt të njerëzve të opozitës së sotme të 20 viteve më parë, të një çështje që nuk është çështje më për Shqipërisë. E kuptoni ku ka mbërritur Partisë Socialiste e Shqipërisë, Edi Rama dhe një tufë karagjozësh që janë përqark tij. Atyre që kanë firmosur sot do ju vijë turp nesër për këtë që kanë bërë sot.
Kjo është situata politike, ka degjeneruar në këtë shkallë nga kjo maxhorancë që është sot, nga dëshira, epshi për pushtet. Këto janë budallallëqe dhe maskarallëqe të rënda. Këtë Edi Rama dhe ca banditë më shumë.”, u shpreh Shehi.
Shehi foli edhe për situatën e pandemisë, ku theksoi se ka një mungesë transparence për shifrat.
“Pandemia është një hall që nuk na ka rënë vetëm neve por gjithë botës. Unë gjykoj që duhet të merremi me seriozitetin maksimalisht më këtë punë. Unë nuk do të zbres në debatin e përgjithshëm, që janë kaq apo aq të vdekur, por më thënë të drejtën që këtu ka një mungesë transparence për shifrat kjo është kaq e dukshme, nuk kishte nevoje që të dilte kryetari i opozitës që ta denonconte”, tha ai.
“Unë do i jepja një sugjerim, nuk kemi nevojë as për tezat e komiteteve shumë të mëdha shkencore, apo gjenisë të Ramës për të luftuar pandemisë. Kemi nevojë të ndjekim rregullat e Europës. Unë i sugjeroj politikës shqiptare, ne kemi këtu përballë Italinë, hajde të marrim protokollin e Pulias dhe të shikojmë kur t’i hapin shkollat ata, t’i hapim edhe ne, si i kanë protokollet për bizneset. Hajd t’i ndjekim hap pas hapi.
Mos të krijojmë linjat shqiptarëve nga fantazia e të marrëve që e drejtojnë këtë vend, se do të jetë një krim i madh”, u shpreh z.Shehi.
Ai deklaroi më tej se edhe në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë në listat e PD-së.
“Prakitisht kemi 8 vite që jemi me opozitën. Ne do të jemi pjesë e listës se PD-së, ne kemi një marrëveshje për këtë punë”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Socialistët kërkojnë zyrtarisht komision parlamentar për raportin e Dick Marty
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar