Ekskluzive| Momenti kur 20-vjeçari goditet për vdekje me thikë në mes të Tiranës

19 Prill 2023 | 12:38

Euronews Albania ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të sherrit mes të rinjve në Tiranë, ku ndërroi jetë 20-vjeçari Stivën Toshkëzi.

Toshkëzi u qëllua me thikë në orët e para të së hënës në Rrugën ‘4 Dëshmorët’ në kryeqytet, pranë gjimnazit “Partizani”, nga shtetasit Aksel Hoxhaj, në bashkëpunim me Ensi Mazen.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews, Maze dhe autori i krimin Aksel Hoxhaj, i cili mban një kapuç në kokë, shihen duke ecur me këmbë në rrugën pranë banesës së viktimës.

Stivën Toshkëzi po kthehej nga puna me makinën e tij dhe në një moment ndeshet me dy personat me të cilat kishte pasur përplasje dhe ndalon makinën.

Autori i krimit drejtohet drejt portës së shoferit ku përplaset dhe qëllon me thikë Toshkëzin.

Në krahun tjetër të pasagjerit shoku i viktimës del dhe goditet me grushte me Ensi Mazen.

Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.

Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë shokun e autorit të krimit Ensi Mazen, ndërkohë që vetë Aksel Hoxhaj është shpallur në kërkim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se Ensi Maze ka deklaruar përpara oficerëve të policisë gjyqësore se nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me viktimën, por ishte vënë në dijeni të konfliktit nga shoku i tij, Aksel Hoxhaj, i cili ende ndodhet ne arrati.

Maze ka shtuar se ka pak ditë që është kthyer nga Holanda ku është edhe me studime. Pasi ka takuar shokun e tij Akselin ai i ka tregur se para disa kohësh ka pasur nje konflikt me viktimën dhe pretendonte se e ky i fundit e kishte rrahur.

Më tej Maze ka deklaruar se motivi i konfliktit të tyre ishte një vajzë të cilën e pëlqente Aksel Hoxhaj që e kishte në të njëjtën klasë, por ajo ishte në një marrëdhënie me viktimën.

Sipas tij ai shkoi me shokun vetëm për t’u sqaruar, pa ditur se sherri do të agravonte në përdorimin e thikës.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026