Champions League| Milan shkon në gjysmëfinale, Reali leksion Çelsit

19 Prill 2023 | 12:56

Champions League zhvilloi mbrëmë dy ndeshjet e para të kthimit në fazën çerekfinale. Pas 90 minutave, Real Madridi dhe Milani kanë marrë dy biletat e para dhe tanimë janë në mes katër skuadrave më të mira në Europë.

Real Madridi fitoi 0-2 në Londër kundër Chelsea, teksa rezultati i përgjithshëm mes tyre është 4-0. Milani barazoi 1-1 me Napolin, në “Diego Maradona”.

Me rezultatin e përgjithshëm 2-1, skuadra e Milanit kalon në gjysmëfinale. Ndërsa sonte në mbrëmje në orën 21:00 luhen dy ndeshje të tjera Inter- Benfica dhe Bayern Manchester City.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026