FOTO| U vra në Shëngjin, kush është Ardian Nikulaj: Kandidat për Këshillin Bashkiak

U vra në Shëngjin
19 Prill 2023 | 14:08

Personi që shihni në foton e mëposhtme është shtetasi Ardian Nikulaj, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri në biznesin e tij në Shëngjin.

Ngjarja ka nodhur në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, e cila është në pronësi të viktimës.

Nikulaj rezulton një eksponent politik, ish-kandidat i PSD për deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Ardian Nikula është rreth 50-vjeç dhe në këto zgjedhje është renditur i 23 në listën e PSD-së për Këshillin Bashkiak të bashkisë Lezhë.

Më herët ai ka qenë një eksponent i Partisë Socialiste por që së fundi ishte bashkuar me Partinë Sociakdemokrate.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dinamikës së vrasjes së biznesmenit, nëse kemi të bëjmë me  një atentat, apo nëse kemi të bëjmë me një vrasje për motive politike.

Burime bëjnë me dije se deri në vitin 2003 Nikulaj mbante mbiemrin Marku ndërkohë që më pas e kishte ndërruar dhe mbante mbiemrin me të cilin njihej dhe sot.
Ai është dënuar në vitin 2003 dhe 2006 për armëmbajtje pa leje.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026