“Të shtëna brenda lokalit”, si u vra Ardian Nikulaj në Shëngjin

19 Prill 2023 | 14:01

Korrespondenti i Euronews Albania, Teodor Gjerga raportoi nga Shëngjini aty ku pasditen e së mërkurës është vrarë Ardian Nikulaj.

“Është qëlluar me armë nga persona të paidentifikuar në drejtim të këtij shtetasi i cili ndodhej brenda biznesit të tij në shëtitoren e pedonales në Shëngjin”, tha Gjerga.

Nikulaj ka qenë ish-kandidat i PSD, për deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Ndërkohë, këtë vit, Nikulaj mbështeste kandidatin e socialistëve në zgjedhjet vendore.

Policia ka ngritur grupe kontrolli në të gjithë zonën për të kapur autoriët e ngjarjes.

Biznesmeni u ekzekutua në ambientet e brendshme të lokal “Coral”, që është në pronësi të tij, nga dy persona të cilët mbërritën me motor.

Njëri prej autorëve me skafandër në kokë u fut në ambientet e lokalit dhe qëlloi dy herë ndaj biznesmenit duke e lënë të vdekur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026