Goditet rrjeti i prostitucionit, policia ndjek klientët dhe i arreston në hotel

19 Prill 2023 | 15:03

Policia e Pogradecit ka arrestuar tre persona të cilët ushtronin aktivitetin e kundërligjshme të prostitucionit.

Në pranga kanë përfunduar shtetaset Dhoksa Dhimitri, Ardiana Cale dhe shtetasi Eduard Zelollari.

Burime për Euronews bëjnë me dije se në lokalin në pronësi të shtetases Dhoksa Dhimitri siguroheshin klientët të cilët më pas e ushtronin këtë veprimtari në një prej hoteleve në afërsi të qendrës së qytetit.

Policia zyrtarisht bën me dije se prej 2 muajsh lokali ishte vënë nën vëzhgim dhe hetohej nga ana e unifromave blu.

Ditën e sotme oficerët e policisë lokale kanë ndjekur një prej klientëve nga lokali deri në hotelin ku ushtrohej më pas aktiviteti duke i arrestuar në kushtet e flagrancës. Materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme nëse ka persona të tjerë të implikuar në të.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026