Berisha nga Maliqi: 14 maji do i shpëtojë shqiptarët nga ata që përdorën pushtetin

19 Prill 2023 | 18:05

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar këtë të mërkurë në fushatën elektorale në Maliq, kandidatin për bashkinë e Maliqit Alfred Gegën. Ai ka thënë se 14 maji do sjellë frymën e ndryshimit të papritur dhe do sjellë triumfin e demokracisë.

Gjithashtu ai tha se 14 maji do i shpëtojë të gjitha shqiptarët nga ata që shfrytëzuan pushtetin për t’u pasuruar vetë.

“Të dashur miq është për mua një nder i madh, një kënaqësi e veçantë të paraqes sot kandidatë për kryetar bashkie njërin nga bijtë më të shquar të Maliqit, njërin nga bijtë më të respektuar të kësaj treve, por ju them këtu njërin nga humanistët më të shquar shqiptarë sot, pasi Alfred Gega mishëron në mënyrën më të shkëlqyer të gjithë aftësitë profesionale të mjekut me njerëzinë e madhe të një humanisti të shkëlqyer.

Alfred Gega vjen sot para jush, pasi gjatë karrierës së tij mjekësore ka trajtuar me mijëra e mijëra të sëmurë, por edhe pas gjatë karrierës së tij mjekësore u është përgjigjur ditën dhe natën, në çdo kohë kërkesave, telefonatave tuaja dhe të qytetarëve të Korçës për t’i ndihmuar ata vetë, apo me kolegët e tij, çka e vendos atë në një nivel shumë të lartë të humanizmit mjekësor.

I gjithë ky entuziazëm, kjo frymë është energjia e ndryshimit të shumëpritur. Është fryma e një fitoreje e cila më datë 14 maj, jo vetëm do të vendosë Alfred Gegën si qytetar të parë të Maliqit, dhe kandidatë të Primareve në mbarë vendin, por është fryma e triumfit të demokracisë, vlerave, fryma e ndryshimit të madh, është fryma e cila do të shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që përdorën atë në  mënyrën më të shfrenuar për pasurimin e vet”,-tha Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026