Bullgaria ndalon përkohësisht importin e mbi 20 produkteve ukrainase
Në mbledhjen e saj javore të mërkurën, qeveria e përkohshme miratoi një vendim që kufizon përkohësisht importin e disa produkteve ukrainase në territorin e Bullgarisë, tha në një konferencë shtypi Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit Yavor Gechev. Kështu Bullgaria ndoqi shembullin e tre vendeve të tjera lidhur me shqetësimet se tregu është i mbushur me drithëra.
“Ne kemi prodhime me vlerë disa miliardësh që besojmë se do ta kemi të vështirë t’i shesim dhe do të kemi humbje nëse nuk marrim masa”, shtoi ai.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, nga data 24 prill deri më 30 qershor 2023 Bullgaria nuk do të lejojë në territorin e saj mbi 20 produkte ukrainase, duke përfshirë: grurin; miell gruri; fara luledielli; misër; mjaltë dhe produkte bletësh; qumësht i papërpunuar dhe pluhur; koncentrat qumështi; arra, lajthi; mish shpendësh, derri, dhie dhe dele; thekër; elb; tërshërë; melekuqe; kokërr grurë; niseshte; inulin; gluten gruri; soje; fara liri; verë; uthull vere; rapese; dhe alkool etilik.
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Industrisë Nikolla Stojanov shpjegoi se zgjidhja panevropiane mund të jetë zgjidhja e qëndrueshme e problemit. “Ne jemi të vetëdijshëm se kjo që po ndërmarrim sot është një masë ekstreme, por u detyruam ta bëjmë sepse disa vende kanë ndërmarrë masa të tilla në mënyrë të njëanshme në ditët e fundit dhe rreziku për Bullgarinë është rritur seriozisht”, theksoi Stojanov.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh