“Politika, pista kryesore”- Lita: Nikulaj kishte 3 mijë vota, ishin vendimtare
Gazetari Lavdrim Lita analizoi në Euronews Albania vrasjen mafioze të biznesmenit dhe eksponentit politik në Shëngjin Ardian Nikulaj.
Lita tha se pista e vrasjes politike është ndër më kryesoret, pasi i ndjeri ishte një person me reputacion në zonë dhe sapo kishte ndërruar partner politik në zgjedhjet lokale.
Sipas Litës, Nikulaj kishte shkëputur marrëdhëniet me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe në zgjedhjet lokale kishte bërë marrëveshje me kandidain e opozitës Pashkë Gjoni.
Gazetari nënvizon se Nikulaj kishte tenderin e pastrimit të Shëngjinit dhe punësonte qindra familje, të cilat ishin dhe mbështetja më e madhe e tij politike. Ky rezervat votash ishte mjaft deciziv për rezultatin në zgjedhje, theksoi Lita.
“Ngjarja është shumë e rëndë sepse pista politike qëndron mbi të gjitha pasi i ndjeri Ardian Nikulaj sapo kishte ndërruar partner në politikën lokale. Nuk mbështeste më Pjerin Ndren, kryebashkiakun e Lezhë2s dhe i kishte ofruar mbështetje kandidatit të opozitës Pashkë Gjoni me të cilin kishte bërë dhe një marrëveshje politike për 4-vitet e ardhshme. Edhe në sondazhe Pashkë Gjoni rezultonte disa pikë më përpara dhe kjo vdekje do të ndikojë realisht në rezultatin përfundimtar në zgjedhje. Sepse viktima ishte një person më ndikim të jashtëzakonshëm dhe klishte deri në 3 mijë vota. Zotëria në fjalë kishte tenderin e pastrimit të dhënë nga Pjerin Ndreu dhe kjo ishte një burim i pushtetit të tij në aspektin elektoral”, tha ai.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet