Bllokimi i llogarive për aksionerët, qeveria bën kthesë pas presionit të biznesit

25 Nëntor 2020 | 16:22

Ministria e Financave ka kthyer mbrapsht udhëzimin, që sanksiononte bllokimin e llogarive bankare të administratorëve e ortakëve. Sipas variantit të hedhur për diskutim, Tatimet merrnin të drejtën për të bllokuar llogaritë edhe pa pasur në dorë vendimin e gjykatës, udhëzim ky që u cilësua si antikushtetues nga Biznesi. 

Qeveria ka vendosur të tërhiqet nga udhëzimi që i jepte kompetencë të plotë administratës tatimore që të kontrollojë dhe bllokojë llogaritë bankare të kompanive. Shoqatat e Biznesit dhe Dhomat e Tregtisë kundërshtuan në bllok nenin  që sanksiononte bllokimin e llogarive bankare të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve, Ministria e Financave vendosi të tërhiqet dhe do të përmirësojë pikën 90.1 të tij. 

Vetë dikasteri i tha Euronews Albania, se në vijim do të dalë me një sqarim për rastin. Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, dy ditë më parë i drejtoi një  letër  ministres së Financave, Anila Denaj, ku shkruhej se se udhëzimi nr.44 krijonte arbitraritet dhe pasiguri në klimën e biznesit për investitorët e huaj.

Bizneset e kanë konsideruar të papranueshëm cenimin e llogarive personale të adminstratorit, ortakut dhe aksionarit të kompanisë lidhur me detyrimin tatimor të kompanisë pa patur një vendim të formës së prerë të Gjykatës i cili ngarkon me përgjegjësi individuale për pagesën e detyrimeve tatimore.

Në udhëzimin e ndryshuar përcaktohej se nëse pas zbatimit të masave shtrënguese, duke përfshirë sekuestrimin dhe shitjen e pasurive, subjektet nuk shlyejnë detyrimet, shuma e papaguar i transferohet ortakut, aksionerit dhe administratorit.

Mospagimi i detyrimit në kohë, sipas procedurave të ndryshuara nga Ministria e Financave, penalizonte ortakun dhe administratorin e kompanisë, të cilëve do t’u bllokohen llogaritë dhe depozitat bankare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026