“Bastet e Ramës për zgjedhjet lokale”- Gazetari zbulon planet e kryeministrit

20 Prill 2023 | 13:02

Gazetari Roland Qafoku, ka zbuluar i ftuar në Euronews Albania, ato që ai i cilëson si ‘bastet’ e kryeministrit Rama për zgjedhjet lokale.

Qafoku tha se Bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Tiranës dhe Vlorës, janë objektivat kryesorë të kryeministrit, të cilat lidhen dhe me origjinën e gjyshërve të tij.

Gazetari nënvizoi se PS ka vendosur në Shkodër bateri të karikuara mirë për të thyer bashkinë që historikisht ka qenë një bastion i djathtë.

“Me çfarë kam informacion PS ka vendosur në Shkodër bateri të karikuara mirë që kërkon ta rrëzojë këtë bastion të Partisë Demokratike. Shkodra është një lloj basti i Ramës. Mund të them se bastet e Ramës lidhen dhe me background-in e tij familjar. Lidhjet e tij, sigurisht Tirana vendi ku është lindur dhe rritur. Durrësi nga gjyshi nga i ati. Vlora nga gjyshja nga e ëma. Shkodra nga gjyshja nga i ati. Më del që Rama ka dhe ato bastionet të lidhura dhe me backgroundin familjar. Durrësi ka dhe një qiri tjetër në tortë atë të Portit dhe projektit gjigant që Rama e ka ‘bastin’ e tij”, tha Qafoku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026