Arkivat aksesohen online, Bido: Janë 2 milionë tituj dosjesh, dokumente me rëndësi që nga shekulli VI
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se në sajë të dixhitalizimit arkivat mund të aksesohen online me 2 mln tituj dosjesh nga më të ndryshmet. Gjithashtu, kush ka dëshirë edhe mund ta blejë online dosjen.
Z. Bido tha se në arkiv gjendet çdo dokument me rëndësi historike, që nga shekulli i 6 që janë Kodikët e Beratit, fermanë të kohës osmane, gjithë dokumentacionin e rilindasve, dokumentacion të dhuruar etj. Ai tha se në arkiv ka edhe dokumente që kanë të bëjnë me pronat, të cilat në këtë rast përdoren për efekt juridik dhe me to veprohet në një mënyrë tjetër.
“Studies për ne është kushdo që e do dokumentacionin për efekt jojuridik, pra do ta shohë, dhe në këtë rast është salla e studimit ku mund ta shohë falas. Nëse e do dokumentin për të përfituar diçka, në këtë rast është efekti juridik, e merr dhe të duhet origjinali për ta vërtetuar. Në këtë rast e bëjmë ne kërkimin për qytetarin dhe ja çojmë përmes postës shqiptare brenda një atati fiks 1-5 ditë”, shpjegoi z. Bido.
Ai tha se objektivi i Drejtorisë së Arkivave është hapja e sallës së studimit në 100 qytete në Shqipëri, Kosovë, RMV për të mundësuar pse jo, një lloj bashkimi kombëtar në këtë pikëpamje.
“Dokumentacioni për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut para ‘45 nuk gjenden në Prishtinë apo Shkup, por në arkivën shqiptare. Kemi studues që vijnë nga Prishtina e Shkupi për t’i parë këto dokumente. Janë falas për të parë çdo dokument në çdo qytet të Shqipërisë dhe në Kosovë e RMV. Por mund t’i blesh nëse do, ato që ke paguar.
Kemi bërë marrëveshje individuale, pasi ne nuk kemi mundësi të kemi një sallë studimi në Shkup, atëherë kemi sajuar sallën e studimit të bibliotekës, falë një bashlëpunimi me komunën e Çairit”, tha kreu i Arkivave.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme