Anëtarësimi i Ukrainës, Stoltenberg në Kiev: Prioritet në samitin e ardhshëm

20 Prill 2023 | 19:36

Vendet e NATO-s kanë në plan të diskutojnë integrimin e mëtejshëm të Ukrainës në samitin e ardhshëm në Vilnius.

Kjo u konfirmua nga sekretari i përgjithshëm Stoltenberg gjatë një vizite në Kiev. Presidenti Zelensky i bëri thirrje organizatës të veprojë më me efikasitet.

“Nuk ka një pengesë objektive që do të parandalonte miratimin e vendimeve politike për aderimin e Ukrainës në Aleancë. Tani, kur shumica e njerëzve në vendet e NATO-s dhe pjesa dërrmuese e ukrainasve mbështesin anëtarësimin, është koha të merren vendimet e duhura”, tha Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës.

“Fokusi kryesor i Aleancës është të sigurohet që Ukraina të jetë prioritet. Të sigurohet që ajo të vazhdojë të jetë një vend demokratik, sovran dhe i pavarur në Evropë. Sepse kjo është mënyra e vetme për të pasur një diskutim kuptimplotë për të ardhmen e saj”, u shpreh Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i NATO-s.

Ukraina aplikoi për një anëtarësim të shpejtë në shtator. Para kësaj, Aleanca kishte deklaruar pamundësinë e kompromiseve me Moskën mbi çështjen e anëtarësimit të një shteti sovran.

Duke parë rrethanat e agresionit rus, vendet e NATO-s janë kthyer në furnizuesit kryesore më armatime të Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026