Njoftimi i Macron, parizienët mirëpresin lehtësimet
Parizienët mirëpritën të mërkurën lajmin se dyqanet do të rihapen në periudhën para Krishtlindjes, kur dhe do të lehtësohen kufizimet anti-COVID.
Të gjitha bizneset, me përjashtim të atyre që shesin mallra bazë, janë mbyllur për thuajse një muaj, por do të lejohen të rifillojnë nga puna nga e shtuna, edhe pse me kapacitete të reduktuara.
“A është një strategji e mirë? Nuk e di. Mendoj se është e rëndësishme që secili prej nesh të mund t’i rikthehet jetës normale. Natyrisht është e mirë për dyqanet, edhe pse mendoj se jo të gjithë duheshin mbyllur, si libraritë apo floktoret”, shprehet Sandra, banore e Parisit.
Në qendër të Parisit, në një prej dyqaneve të zinxhirit të lodrave “JoueClub”, punonjësit po përgatisin porositë e bëra me internet, e vetmja formë tregtie e lejuar gjatë bllokadës, përpara se ta kthejnë vëmendjen tek tregtia tradicionale.
Një zëdhënës i kompanisë, që ka 300 dyqane në mbarë Francën dhe një xhiro prej 660 milionë eurosh, deklaroi se bllokada ka ndryshuar zakonet e blerjeve.
“Tregu i lodrave është sezonal. 50 për qind e shitjeve bëhen në muajt nëntor dhe dhjetor. Në të njëjtën periudhë regjistrohet dhe gjysma e shitjeve vjetore. Ndaj është shumë e rëndësishme”, thotë Franck Mathais.
Një ditë më parë, në një fjalim televiziv, presidenti Emanuel Macron deklaroi se Franca do të nisë lehtësimin e bllokadës duke filluar nga fundjava e ardhshme, edhe pse restorantet, baret dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura deri në Vitin e Ri.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës