Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta
Sot mbushet një vit nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që la pas 51 viktima dhe mbi 3000 të plagosur. Dëmet materiale ishin kolosale, teksa edhe sot mijëra banorë janë ende të pa-sistemuar nëpër banesa.
Sot mbushet plot një vit nga tërmeti me fuqi me magnitudë 6.4 të shkallës rihter që tronditi Shqipërinë, që ndali për një çast frymën e miliona shqiptareve.
Trishtimi dhe dhimbja mbuluan vendin.
Toka vazhdonte të dridhej e raportimin e para paralajmëruan një bilanc tragjik.
Ai mëngjes i hershëm i 26 nëntorit të vitit 2019 la një plage të pashërueshme për familjet dhe të afërmit e 51 viktimave të tij.
Qindra të plagosur, la pas ajo dridhje e fuqishme e tokës, kryesisht ne Durrës, Kurbin. Tiranë e Lezhë.
Shembje pallatesh, shtëpish, shkolla e institucione të tjera. Thirrjet dëshpëruese të familjareve qe të afërmit i kishin nën rrënoja, sirenat e autoambulancave, policisë, zjarrfikësve, ushtrisë, ushtonin ngado.
Mbi 200 mijë persona u preken direkt nga dëmet që la pas.
Shqipëria u kthye menjëherë në qendër të raportimeve të mediave botërore. Shqiptarët, fqinjët, partnerët nisen mobilizimin e shpejtë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë.
Ekipe kërkim – shpëtimi mbërritën nga vende të ndryshme.
Për ditë me radhë nën rrënoja kërkohej për ndonjë të mbijetuar apo trupa të viktimave.
Sot një vit më pas, pasojat janë ende të freskëta, pasojat e atij tërmeti shkatërrimtar, e për shumëkënd që humbi me të dashurit, dhimbja që la pas nuk do të shërohet kurrë.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës