VIDEO| Makina “fluturon” jashtë rruge, humb jetën 15-vjeçari, 1 i plagosur rëndë

21 Prill 2023 | 13:11

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, në aksin rrugor Dishnicë – Çiflig mesditën e kësaj të premteje.

Si pasojë një 15-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një person është plagosur.

Aksident ka ndodhur në afërsi të fushës së mbetjeve urbane të qytetit të Korçës. Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar nga Bilishti në drejtim të Korçës, mjeti i tyre ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse në krahun e kundërt të rrugës.

Nga shpejtësia e madhe mjeti tip BMË me targa AB077CF ka marrë përpara disa metra të barrierës mbrojtëse e cila ka hyrë brenda mjetit duke i shkaktuar plagë të shumta 15-vjeçarit që ndodhej në sediljen e pasagjerit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i mituri ka gjetur vdekjen sapo ka hyre në reanimacion ndërkohë që vëllai i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeti është ndarë në disa pjesë. Ekspertët e qarkullimit rrugor mendojnë paraprakisht se drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit mund të ketë kryer një parakalim të gabuar. Sipas tyre, nga shpejtësia tej normave të lejuara e ka pasur të vështirë të mbajë mjetin nën kontroll dhe për pasojë është spostuar në krahun e kundërt të rrugës nacionale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026