Marrëdhëniet post-Brexit, Londër-Bruksel bëhen gati për një skenar pa marrëveshje

26 Nëntor 2020 | 08:22

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi të mërkurën se ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, pasi blloku prej 27 anëtarësh do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Britaninë në lidhje me largimin e saj nga BE-ja.

Duke folur në Parlamentin Evropian, Von der Leyen tha se ndasitë e thella mund të çojnë në një divorc të ashpër me Britaninë pas 31 dhjetorit, një skenar për të cilin Unioni është i përgatitur.

“Ditët e ardhshme do jenë vendimtare. BE është i përgatitur për një skenar pa marrëveshje, por sigurisht po përgatitemi edhe për një tjetër me akord. Unë kam besim të plotë tek aftësitë e kryenegociatorit evropian Michel Barnier. Por një gjë është e qartë, cilido qoftë rezultati duhet të ketë një dallim të pastër mes të qenurit anëtar me të drejta të plota i Unionit dhe të qenurit vetëm një partner,” – u shpreh Von der Leyen.

Nga ana tjetër, kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se Mbretëria e Bashkuar nuk do të kërkojë më shumë kohë për të negociuar marrëveshjen tregtare post-Brexit me Bashkimin Evropian.

Duke folur në një lidhje virtuale me Dhomën e Përfaqësuesve, Johnson sqaroi se Londra nuk do të kërkojë një zgjatje të periudhës së tranzicionit, që do të thotë se vendi do të largohet nga BE më 31 dhjetor.

“Ne nuk do ta zgjasim periudhën e tranzicionit, por duam të bëjmë angazhime praktike për të ndihmuar bizneset në Irlandën e Veriut. Për shembull kemi rënë dakord për një periudhë stabilizimi njëvjeçare, në mënyrë që të mos ketë kaos në tregtimin e medikamenteve. Gjithashtu, ne i kemi dhënë jetë një plani mbështetës prej 200 milionë paund që do të ndihmojë bizneset e agrikulturës dhe ata të fushave të tjera,” – tha Johnson.

Britania dhe BE-ja janë në përpjekjet e fundit për të rënë dakord mbi kushtet për ruajtjen e tregtisë dypalëshe pa tarifa apo kuota duke filluar nga viti 2021, kur periudha e tranzicionit të Londrës nga Unioni supozohet të përfundojë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Samitit i BE-së, diskutohet për post Brexit dhe tensionin në Mesdhe

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026