Rama, Berisha, Meta apo Alibeaj? Kë pëlqejnë më shumë shqiptarët
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës për mendimin pozitiv apo negativ në lidhje me liderët politikë.
54.1% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për Ramën dhe 42.7% kanë mendim negativ.
Mendimi pozitiv për Ramën është rritur nga 47.3% që ishte në Shkurt në 59.1% në Mars por është ulur në 54.1% në Prill.
Ndërsa mendimi negativ për Ramën nga 49.7% që ishte në Shkurt është ulur në 38.3% në Mars dhe është rritur sërish në Prill duke shkuar 42.7%.
33.4% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Sali Berishën ndërsa 62.2% kanë mendim negativ.
Krahasuar në 3 muajt e fundit mendimi pozitiv për Berishën është rritur nga 26.8% që ishte në Shkurt në 28.6% në Mars dhe ka shkuar në 33.4% në Prill.
Ndërsa mendimi negativ për Berishën është ulur nga 70.4% në Shkurt në 68.1% në mars dhe në prill ka shkuar 62.2%.
18% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Metën ndërsa 74.1% kanë mendim negativ.
Në tre muaj mendimi pozitiv për Metën është rritur nga 8.8% që ishte në Shkurt në 12.4% në Mars dhe ka shkuar 18% në Prill.
Ndërsa mendimi negativ për Metën është ulur nga 87.6% që ishte në Shkurt në 83.1% në Mars duke shkuar 74.1% në Prill.
18.4% e qytetarëve të Tiranës kanë mendim pozitiv për Enkeled Alibeajn ndërsa 70.5% kanë mendim negativ.
Mendimi pozitiv për Alibeajn ka ndryshuar në 3 muajt e fundit nga 20.8% që ishte në Shkurt në 25.3% në Mars dhe është ulur në 18.4% në Prill.
Ndërsa mendimi negativ nga 72.1% që ishte në Shkurt është ulur në 66.8% në Mars dhe është rritur në 70.5% në Prill.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës







