Policia arreston dy persona të tjerë për plagosjen me armë në Elbasan
Policia arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim edhe dy të tjerë, të cilët ajo i lidh me ngjarjen e ndodhur të mërkurën në Elbasan ku pas një konflikti mes dy grupesh pati të shtëna dhe një të plagosur.
Autoritetet njoftuan mëngjesin e së enjtes se pas hetimeve të kryera mundi të arrestojë Feliks Filja (21 vjeç) dhe Eersi Cekani (21 vjeç) njëri nga Librazhdi e tjetri nga Elbasani.
- Filja akuzohet për “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer kjo në bashkëpunim, dhe për “armëmbajtje pa leje”.
- Cekani akuzohet për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe për “moskallëzim krimi”
Me të njëjtat akuza policia ka shpallur në kërkim dy të rinj të tjerë, Armand Cevelin (21 vjeç) dhe Migert Qosjen (25 vjeç).
Të rinjtë në fjalë u konfliktuan fizikisht me Elvis Koçin, njohur edhe me mbiemrin Çaushllari (28 vjeç).
Pas konfliktit ata e kanë ndjekur me makinë dhe në ndjekje e sipër kanë qëlluar njëri-tjetrin me armë në lëvizje.
Çaushllari mbeti i plagosur në shpatull dhe u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua teksa po përpiqej të mjekohej në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.
Mëngjesin e sotëm ai është marrë në pyetje në spital. Ai thuhet se u është shprehur autoriteteve se nuk mban mend se çfarë ndodhi dhe se nuk e njeh Migert Qosjen, personin që dyshohet se e plagosi.
Lexoni gjithashtu:
Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në Elbasan, pranga njërit prej autorëve të dyshuar
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve