Thethi ‘çel’ sezonin turistik, bukuritë natyrore i zbehin koshat e mbeturinave

22 Prill 2023 | 16:15

Thethi është një nga pikat turistike më të njohura në veri të vendit sa i përket turizmit malor.

Viti i kaluar vendosi një rekord të ri të vizitueshmërisë ndërsa edhe në prag të sezonit të ri pritshmëritë janë të mëdha.

Fatmir Berishta, drejtues i një bujtine në Theth thotë për Euronews Albania që sezoni turistik duket i mbarë dhe ka nisur më herët se zakonisht.

Problemi kryesor për Thethin mbeten mbeturinat të cilat janë të pranishme kudo.

Edhe për Blerim Gurrën, një tjetër drejtues bujtine, problematikat janë të njëjta dhe pavarësisht se disa herë u tha në media që mbetjet u pastruan, situata vijon të jetë problematike .

Turistët e huaj e vlerësojnë Thethin për natyrën dhe pamjen fantastike që ofron ndonëse plehrat u kanë bërë përshtypje.

Sara është nga Polonia dhe ka ardhur me 2 shoqe të saja për të vizituar Thethin. Përshtypjet janë fantastike.

“Është hera e parë në Theth dhe më pëlqeu shumë. Ky vend do të vijojë të frekuentohet çdo vit e më shumë për shkak të natyrës së bukur. Kam dëgjuar nga një mik për shqipërinë dhe Thethin dhe erdha. Çdo gjë është shumë e bukur këtu dhe po mundohemi të mos i shikojmë plehrat , që në fakt pamë përgjatë rrugës. Do kthehem me patjetër në Theth”, tha Sara Ëolschiek.

Sezoni turistik duket se ka nisur më herët për Thethi ndërsa problematikat vijojnë të jenë të njëjta me një vit më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026