Sporti i atletikës në mjerim, rekordmeni kombëtar: Edhe gjylen e kam blerë vetë

22 Prill 2023 | 15:06

Edhe pse njihet si mbretëresha e sporteve, atletika në qytetin e Durrësit po shkon drejt shuarjes. Kjo për faktin se shumë disiplina nuk ekzistojnë më dhe se ata pak sportistë që kanë mbetur, stërviten në kushte skandaloze.

Pa një dhomë ndërrimi, një vend ku të vendosë sendet personale, nën diell e nën shi, vetëm me një gjyle të blerë vetë, stërvitet çdo ditë sportisti Adriatik Hoxha.

Kampioni e rekordmeni kombëtar në hedhjen e gjyles, përfaqësues i Shqipërisë në lojërat olimpike Londër 2012, është njëherazi një zë kritik për atë që po ndodh sot me atletikën shqiptare.

“Nuk dua t’i përmend shumë këto problematikat e kushteve, sepse siç i patë edhe ju janë skandaloze. Unë kam shkuar në olimpiadë me një bosht shtange dhe ai i blerë me buxhetin tonë dhe me një gjyle të vetme”, tha Hoxha për Euronews.

Në këto kushte, pa mbështetje dhe vëmendje, edhe pse është konsideruar “mbretëresha e sporteve”, atletika dhe disiplinat e saj rrezikojnë të zhduken.

Këtë pohon trajneri i Adriatikut, profesor Emin Kosturi.

“Ka pasur sportistë të një niveli të lartë në të gjitha disiplinat e atletikës pa përjashtim, që sot për fat të keq nuk ekzistojnë. Ne kemi mbetur një numër shumë i vogël trajnerësh, unë bashkë me 2 kolegë të mitë, që kemi 2-3 sportistë me të cilët marrim pjesë në gara ndërkombëtare. Me këto kushte që ne kemi sot, atletika e Durrësit është përfundimisht e shkrirë”, tha Kosturi.

“Sot ka arrit puna, që nuk ekziston fare asnjë terren. Duke mos pasur terren nuk ka as të ardhme përpara”, shtoi ai.

Të rinjtë nuk kanë më interes për këtë sport dhe si arsye Kosturi sheh vetëm neglizhencën e instancave vendore.

“Unë mendoj që shkaku kryesor është mosinteresimi i organeve përkatëse që merren me sportin. Infrastruktura është baza kryesore për të tërhequr të rinjtë. Nëse unë kam një fushë, një palestër, një kënd për hedhje atëherë edhe fëmijët do të vinin më shumë. Nuk është e thënë se të gjithë ata që do vijnë do bëhen sportistë, por ata duhet të vijnë ta njohin atletikën, sepse pa atletikën nuk mund të ketë sport tjetër”, përfundoi Kosturi.

Ndërsa të rinjtë gjithnjë e më shpesh po bëhen subjekt i kronikës së zezë, Hoxha thotë se, sot më shumë se kurrë duhet t’i hedhim sytë drejt sportit.

“Heqja dorë nga veset e këqija. Sporti këtë ka, të racionalizon, të bën më serioz, më punëtor, më të qetë dhe më kërkues për veten”, tha Hoxha.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026