“Drejtësia të flasë”, Meta për tërmetin e 26 nëntorit: S’është dhënë garanci për strehimin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, deklaron se ende nuk është garantuar strehimi i sigurt për shumë familje të goditura nga tërmeti. Në një prononcim për mediat, kreu i vendit kërkoi që drejtësia të thotë fjalën e saj për përgjegjësit e ndërtimeve skandaloze.
“Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparence”, theksoi presidenti në fjalën e tij.
A theksoi se strukturat shtetërore duhet të qëndrojnë pranë nevojave të qytetarëve.
“Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore. Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë. Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë”, deklaroi Meta nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut.
Teksa kërkon që përgjegjësit e ndërtimeve të japin llogari para ligjit, kreu i shtetit nuk harroi të falënderonte ato vende, të cilat i qëndruan afër Shqipërisë në përballimin e fatkeqësisë natyrore.
“Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve. Falënderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar”, shtoi kreu i shtetit.
Lexoni gjithashtu:
SPAK-u vijon hetimet për dëmet e tërmetit në Durrës
Sot një vit nga tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima, pasoja janë ende të freskëta
115 milionë euro ndihmë, ambasadorët e SHBA dhe BE: Po ndjekim procesin e rindërtimit
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve