Abuzoi me 15-vjeçaren shqiptare dhe e detyroi të prostituonte, kapet i riu në Itali
Policia italiane ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për përdhunim dhe prostitucion.
Sipas mediave italiane, 30-vjeçari ka shfrytëzuar një 15-vjeçare shqiptare, ndërsa urdhër arresti është lëshuar nga policia greke.
Informacionet deri tani tregojnë se nën hetim janë edhe shqiptarë të tjerë që kishin bindur 15-vjeçaren të ribashkohej me të dashurin e saj në Athinë, duke krijuar kështu kushte që të ajo të futej ilegalisht në Greqi.
Mediat italiane raportojnë se e mitura sapo kishte mbërritur në Greqi në dhjetor të vitit 2014, dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe është detyruar të kryejë prostitucion për më shumë se një muaj nga të dyshuarit.
Pas kapjes, shqiptari është vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit të Breshias, e cila do të vlerësojë ekstradimin e tij të mundshëm drejt Greqisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West