Regjisorja e kandiduar për Oscar, Lendita Zeqiraj rrëfen udhëtimin drejt suksesit
Në rubrikën “Shqiptarët e Suksesit” u realizua një lidhje live me regjisoren Lendita Zeqiraj, e cila ka sjellë një zë të ri në kinematografinë kombëtare.
Regjisorja ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe Kosovën në festivalet më të rëndësishme ndërkombëtare, madje ka qënë garuese me filmin “Gardhi” në edicionin e 91 të çmimeve Oskar.
Filmi është nominuar në ndarjen e çmimeve “Best of the Year” që do të mbahet më 11 janar të vitit të ardhshëm, për të cilën znj. Zeqiraj e cilësoi si një befasi.
“Kjo për mua ishte me të vërtetë një befasi. Kjo platformë përzgjodhi “Gardhin” në dhjetëshe dhe më 11 janar do të jemi në New York për ceremoninë”, – tha regjisorja.
E pyetur nëse ka një projekt tjetër në plan për të realizuar, znj. Zeqiraj u përgjigj se për momentin është e fokusuar tek promovimi i filmit të gjatë “Shpia e Agës”.
“Për momentin jam në promovim të filmit “Shpia e agës”, e cila ka ende shumë prezantime të tjera në vitin 2020”, – rrëfeu znj. Zeqiraj.
Ajo e ka cilësuar vitin 2019 të suksesshëm për të dhe gjen rastin të urojë të njëjtën gjë për të gjithë.
Filmi “Shpia e Agës” është lancuar në korrik të vitit 2019. Ky film është prezantuar në 17 festivale dhe ka fituar 17 çmime.
Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë