“Nuk do të kthehem kurrë këtu”- Dyshimet mbi anglezin dhe roli në vrasjen e Nikulaj

24 Prill 2023 | 10:11

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi, ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ekzekutimin mafioz të biznesmenit Ardian Nikulaj, në Shëngjin.

Sipas gazetares nën hetim si informator i mundshëm i vrasësit është dhe një shtetas anglez, i cili ndodhej në ambientet e lokal “Coral” kur u ekzekutua biznesmeni.

Shtetasi anglez ndodhej prej 5 ditësh në Shëngjin dhe është larguar direkt pas vrasjes. Ai përdori dy taksi për të shkuar në aeroportin e Rinasit, fillimisht mori taksinë e parë nga Shëngjini në Fushë-Krujë dhe taksinë e dytë nga Fushë Kruja në Rinas.

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor, pronari i hotelit në Shëngjin, ku qëndroi shtetasi anglez, ka thënë se pas ngjarjes ai është larguar menjëherë i shqetësuar dhe ka thënë se nuk do të kthehet më kurrë në Shqipëri.

“Pista tjetër është me një shtetas anglez, i cili në momentin që ka ndodhur ekzekutimi ndodhej brenda ambienteve të lokalit. Pas ekzekutimit të biznesmenit ai është larguar drejt hotelit ku qëndronte dhe ka kërkuar të largohet. Në dëshminë që ka dhënë pronari i hotelit, ai ka deklaruar se turisti i ka thënë se do të largohet menjëherë nga Shqipëria dhe nuk do të kthehet më këtu. Kjo është dëshmia që ka dhënë pronari i hotelit përballë grupit hetimor, ku turisti kishte 5 ditë që qëndronte aty. Nga të dhënat në sistemin Tims, shtetasi anglez hyri në territorin shqiptar më datë 14 prill dhe u largua mbrëmjen e 19 prillit. Ndërkohë që ky shtetas dyshohet se mund të ketë qenë një informator i vrasësit, ndaj dhe hetuesit po mbledhin dëshmitë e të gjithë personave që kanë pasur kkontakt me shtetasin anglez”, tha Demushi.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026