VIDEO| Momenti kur vrasësi i Ardian Nikulaj largohet me “Defender” me targa angleze
Euronews Albania ka siguruar videon që tregon momentin kur autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj largohet nga Lezha me një automjet tip Defender me targa angleze.
Dyshohet se pasi është larguar në distancë autori ka futur motorin në “Defender” dhe me pas është larguar.
Ardian Nikulaj u vra me armë zjarri të mërkurën në biznesin e tij në Shëngjin. Ngjarja ndodhi në lokalin “Coral” në pedonale të Shëngjinit, që është në pronësi të viktimës.
Ai ka qenë kryetari i PSD në Lezhë, kandidat për anëtar të këshillit bashkiak në këto zgjedhje dhe ish-drejtor i ALUIZNI për Lezhë. Ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.
Nikulaj kishte precedentë të mëparshëm kriminalë; në 2003 ishte dënuar me 4 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe ishte dënuar me gjobë në 2006 për kontrabandë. Në vitin 2003 e ndërroi mbiemrin në 2003 nga Marku në Nikulaj.
Një nga pistat ku po heton prokuroria lidhur me vrasjen e tij është aktiviteti politik. Por nëse i referohemi të shkuarës së tij një pistë e mundshme është hakmarrja. Në vitin 2000 anëtarë të fisit Palaj i kanë vrarë vëllain dhe pas kësaj janë vrarë 2 persona nga fisi Palaj. Prej rreth 2-3 muaj ai lëvizte me automjet të blinduar.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve