Anglezi në Lezhë që dyshohet për vrasjen e Nikulaj, flet ish-drejtuesi i policisë

22 Prill 2023 | 21:57

Ditën e sotme u raportua se një shtetas anglez ishte si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë. Sipas informacioneve të publikuara në media, shtetasi anglez ka udhëtuar në zonën ku u vra biznesmeni dhe rreth orës 19:00 ka udhëtuar drejt Rinasit duke ndëruar dy taksi.

I ftuar në emisionin Review në Eruonews Albania, ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj, tha se ka një nxitim nga ana e policisë për të zbardhur ngjarjen për shkak të presionit politik që ka mbi këtë çështje.

Hajdarmataj tha se i komunikohet publikut qëllimisht se është një person i dyshuar, për të shfryrë sutuatën, por ai kurrë nuk do të identifikohet me emër deri në përfundim të zgjedhjeve.

“Unë mendoj se nxitimi i policisë është për dy arsye për të dhënë këto të dhëna që ne po diskutojmë tani. Por është për faktin se një palë politike u akuzua drejtpërdrejtë. Vetë fakti që vetë drejtori i policisë shkon në Lezhë, ka një trysni të madhe politike për zbardhjen e ngjarjes. Nxitimi është i dëmshëm. Kjo ngjarje po i komumikohet publikut se personi është identifikuar, por nuk do bëhet i ditur identiteti i tij. Dhe do të ngelë kështu deri sa të mbarojnë zgjedhjet, por dhe më vonë”, tha Hajdarmataj.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026