Konflikti mes fiseve në Lezhë, akuza 7-vite më parë ndaj Ardian Nikulaj për vrasje

22 Prill 2023 | 20:27

Pista e hakmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vrasjen e biznesmenit në Lezhë Ardian Nikulaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania u analizua konflikti 26-vjeçar mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj më qytetin e Lezhës.

Në emission u shfaq dhe një intervistë e gazetares Jonida Shehu, 7-vite më parë me Elton dhe Klodian Lestakaj, të cilët akuzonin Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulajn për vrasjen e familjarëve të tyre, Lauren dhe Gëzim Lestakaj.

“Unë isha me xhaxhain dhe me nipin, shkuam te toka po punoja tokën aty, isha 20 metra larg tyre dhe pashë që dolën nga kanali Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulaj dhe gjuajtën në drejtim të tyre me automatik. Ika në shtëpi dhe u tregova të shtëpisë se çfarë ka ndodhur. Ishte dhe një djalë tjetër aty, që ka folur me xhaxhain dhe nipin, aty nga rrethi i Balldrenit, djali i Musa Drisë i vogli, ai ka parë ngajrjen por nuk ka dhënë dëshmi. I vajti babai dhe e pyeti për me ditur kush ishin personat dhe ai i tha të njëjtët persona, Ardianin de Arbenin që vranë Laurenin dhe Gëzimin”, tha Lestakaj.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026