Ekskluzive/ Vrasja e Shëngjinit, flet afërmja e fisit Lestakaj: U shpreh ngushëllime

22 Prill 2023 | 20:43

Pista e hakmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vrasjen e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania u analizua konflikti 26-vjeçar mes familjeve Nikulaj dhe Lestakaj më qytetin e Lezhës.

Vajza e dajës së Elton Lestakaj, Nertila Haxhia, i shprehu ngushëllime familjarëve dhe tha se ata nuk kanë frikë, pasi nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia ndaj familjes Nikulaj për humbjen e familjarit të tyre.

Unë e shikoj së pari vrasjen e një qytetari. Jam e ftuar si e afërmja e disa qyetarëve, as e një politikani apo eksponenti politik.

Ne nuk kemi patur frikë. Dua të sqaroj pozicionin tim në këtë dosje.

Unë jam vajza e dajës e Elton Lekstakaj dhe nuk kam lidhje me fisin Lestakaj. Ne jemi të qetë sepse nuk kemi përgjegjësi dhe nuk kemi diçka për të cilën shqetësohemi, në momentin që jemi të pastër dhe heqim përgjegjësinë nga kjo ngjarje.

Ne na shqetëson vetëm ajo ngjarje, ajo dosje, ku janë vrarë të afërmit tanë”, tha ajo.

Kujtojmë se Elton Lestakaj, është dëshmitari okular që denoncoi se Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulaj i vranë xhaxhain Gëzim Lestakaj dhe nipin e tij Laurenin.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026