“Skuterin e futi në ‘Defender’ në Kukël”- Çfarë kapën kamerat nga largimi i vrasësit
Euronews Albania ka mësuar detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Shëngjin Ardian Nikulaj.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip skuter dhe ka humbur gjurmët nga kamerat në fshatin Gjadër. Ndërkohë që nga kamera të tjera në fshatin Kukël, është fiksuar momenti kur ekzekutori fut mjetin skuter në një automjet tip “Defender” që e priste aty dhe largohet në drejtim të Velipojës.
Gazetarja e Euronews Sara Demushi nënvizoi se për grupin hetimor është ende i vështirë identifikimi i ekzekutorit, pavarësisht zbulimit të intinerarit të tij.
“Ekzekutimi i Ardian Nikulaj mbetet ende pa autor pasi identifikimii tij mbetet ende tepër i vështirë për grupin hetimor. Deri në këto momente dyshohet se pasi ka ekzekutuar biznesmenin është larguar nga vendi i ngajrjes me motor, por kamerat e sigurisë kanë arritur të kapin largimin e tij deri në zonën e Gjadrit, kjo dhe për shkak se më tej në zonë nuk ka kamera sigurie.
Ajo që bëhet e ditur së fundmi është një automjet tip Defender në fshatin Kukel ka pritur autorin. Në momentin që është takuar me personin që e priste, ekzekutori ka futur skuterin në mjetin tip “Defender” dhe nga informacionet e bëra me dije dyshohet se është drejtuar në drejtim të Velipojës”, tha Demushi.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë