Tentoi të vrasë biznesmenin me 1 kg tritol, 25 vjet burg për Astrit Sinanajn
Gjykata e Apelit ka konfirmuar sot dënimin e dhënë nga Gjykata e Elbasanit me 25 vite burg për Astrit Sinanajn, i cili i tentoi të vrasë biznesmenin Fuad Verzivollin më 6 maj 2017 në Elbasan duke i vendosur poshtë makinës 1 kg tritol C4, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
Në korrik 2020 Gjykata e Elbasanit e shpalli fajtor dhe dënoi me 25 vite burgim Astrit Sinanajn, të akuzuar për 4 vepra penale të “Vrasje me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Mbajtjes pa lejë të armëve shpërthyese”, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” dhe “Largimit i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Për Sinanajn, prokuroria kishte kërkuar dënimin me 30 vite burgim. Ndërsa personi tjetër i pandehur në këtë çështje për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”, Thanas Thoma, një ish-punonjës kazinoje në Elbasan, është dënuar me 10 muaj burgim. Për Thomën, prokuroria kishte kërkuar në pretencën e saj, dënimin me 1.6 vite burgim. Ndërkohë u dënua me 10 muaj burg.
Sipas dosjes së prokurorisë Sinanaj kishte tentuar të vriste me tritol biznesmenin Fuad Verzivollin. Verzivolli, objektivi i këtij atentati gjatë dëshmisë në gjykatë deklaroi se sulmi me tritol ndaj tij ishte financuar nga Florenc Çapja, pasi ai nuk ka asnjë njohje me Astrit Sinanaj. Sinanaj kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu, pasi rezulton i dënuar me 8 muaj burg për “Mbajtjen pa lejë të armëve”.
Sinanaj, është dyshuar nga policia edhe për vendosjen e tritolit në hyrje të një tjetër klubi nate në Elbasan në pronësi të K.M., por për shkak të mungesës së provave kjo çështje tashmë është pezulluar. Sipas akuzës së Elbasanit, ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 6 maj 2017, ku Sinanaj ka tentuar të vrasë me 1 kg tritol C4 biznesmenin, Fuad Verzivolli, që fatmirësisht nuk shpërtheu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Para 3 vitesh i shpëtoi atentatit|Sherr në një lokal në Elbasan, plagoset 26-vjeçari
- I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet