Juventusi në krizë, Milan dhe Interi bëjnë detyrën. Napoli i pandalshëm
Juventusi vijon krizën e rezultateve në kampionatin Italian, me bardhezinjtë të cilët regjistruan një tjetër disfatë, këtë herë ndaj Napolit. Në një lojë tejet të luftuar nga të dyja skuadrat, por me një Napoli më dominues, përballja e zhvilluar në Torino u mbyll në shifrat 0-1. Goli u shënua nga sulmuesi Raspadori, i cili hyri në fushë në minutën e 86’. Me këtë 3 pikësh, Napoli siguron zyrtarisht Champions Leaguen për sezonin e ardhshëm, ndërsa një tjetër fitore do ta shpallte atë kampion.
Me Lukakun në superformë, Interi vijon misionin Europë. Zikaltrit mposhtën Empolin 0-3 në transfertë me një dygolësh të sulmuesit belg, ndërsa festës iu bashkua dhe Lautaro Martinez.
Nga ndeshja në ndeshje Leao po konfirmon se është lojtari më i mirë aktualisht tek skuadra e Milanit, ndërsa dhe në përballjen ndaj Leçes shënoi dy gola, nga një për secilën pjesë, duke vulosur fitoren 2-0. Në sfidat e tjera të së dielës, Monza mposhti Fiorentinën, ndërsa Udinezja Cremonesen.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë