Ushtarakëve u ‘mbyllet goja’ me ligj, nuk u lejohen kritikat publike
Nëse një ushtarak ka një vërejte ndaj Forcave të Armatosura duhet ta mbaj atë përbrenda pasi në të kundërt mund t’i kushtojë rëndë.
Qeveria ka depozituar në Kuvend një projektligj i cili parashikon ndryshimin e masave disiplinore ndaj Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë. Si risi në këtë ligj është futur termi i cili cilëson si shkelje të rëndë disiplinore shprehjen e kritikave publike ndaj Forcave të Armatosura.
Propozimi i ri ka shkuar edhe më tej, ushtaraku nuk mund të shprehet as në formë shkresore, elektronik apo verbale. Pra nëse ka një kritikë, nuk mund ta thotë as në rrjetet sociale e as përpara të tjerëve ku kjo e fundit mund të sjellë një efekt bumerang, spiunimin brenda vetë forcave të armatosura.
Tek kategoria e shkeljeve të rënda është futur edhe respektimi i orarit të punës. Nëse një ushtarak shkon brenda një muaji dy herë me vonesë apo lë punën më herët, atëherë ai është subjekt i komisionit të disiplinës pasi ka kryer një shkelje të rëndë.
Tek ndëshkimet është futur edhe termi stërvitje disiplinuese. Pra nëse një ushtarak kryen ndonjë shkelje të lehtë, a mund të ndëshkohet menjëherë me vrap, pompa palosje dhe këtë ndëshkime mund të shkojnë për ushtarakët deri në gradën e kapitenit.
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut