Fleta e votimit pa emrin e Berishës, Rama: E dini që keni Like “floririn”?

24 Prill 2023 | 15:40

Këtë të hënë, kryetari i partisë socialiste Edi Rama zhvilloi fushatë për zgjedhjet e 14 majit në Durrës. Teksa kërkoi votën e qytetarëve të Durrësit, Rama ju kujtoi demokratëve mungesën e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit.

Durrësi sot ka një kryetar bashkie që e di shumë mirë çfarë bën, që flet pak, punon shumë, nuk merret me politikë gjithë ditën, nuk është kukull e askujt,” – u shpreh Rama.

Kryesocialisti sulmoi dyshen Berisha-Meta, duke ju kujtuar demokratëve mungesën e emrit të Sali Berishës në fletën e votimit. 

“Si do shkoni ju atë ditë në votim, e dini ju që në fletë votimi keni Like floririn? Si do shkoni ju? Se unë nuk e kuptoj fare sesi mund të jesh akoma me non gratën, unë s’e kuptoj, them ju vjen keq se thonë hë mo mirë baca i ka këto të zeza por mbetet baca, edhe po shkojmë tek baca, po nuk është as baca, ke Likefloririn’ në fletën e votimit,” – tha Rama.

Në këtë qytet, Rama u ndal edhe në takime me përfaqësues të bizneseve për rritjen e pagave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026