Rama godet demokratët: Shkodra, qyteti më i prapambetur për shkak të tyre

24 Prill 2023 | 19:40

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në Durrës, në një takim të fushatës elektorale me vajza dhe gra të qytetit.

Ai solli në vëmendje Shkodrën, si një qytet që ka qenë gjithnjë pluralist e që sot është qyteti më i prapambetur, sipas tij, për shkak të demokratëve.

“Është qyteti me nivelin më të lartë të papastërtisë, është qyteti ku plehrat vazhdojnë rrinë rrugëve ashtu siç rrinin në Durrës në periudhën e krizës kur po bëhej transferimi. Nga ajo gropa e madhe ku rrotulloheshin dosat, derrat dhe bullicat nëpër plehra tek ekoparku sot që është një shëmbëlltyrë e një transformimi të madh,” – u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit është e pakuptimtë që opozita të kërkojë votën në Durrës kur duke u parë Shkodra mund të kuptohet puna që bëjnë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026