Pse Irani do që të jetë prezent në Shqipëri? Osmani: Kërkon influencë si Moska
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tha në një intervistë për Euronews Albania se duhet të shikohet se përse Irani ka kaq shumë interes të ketë një prezencë të sajën në Shqipëri.
Sipas ekspertit Irani ka një strategji e cila po e bën atë të ketë gjithnjë e më shumë influencë, e sipas tij, shteti i Iranit po ndërton profilin e një shteti të madh rajonal.
“Ne duhet të pyesim se përse Irani ka interes të rikthehet në Shqipëri. Cila është arsyeja që republika islamike e Iranit e shikon të nevojshme të ketë një prezencë te saj në Shqipëri, qoftë edhe me ndërmjetësimin e Ankarasë, cilat janë interesat e Republikës Islamike të Iranit në Ballkan, cilat janë interesat, këndvështrimet strategjike të Teheranit për Ballkanin dhe për trojet shqiptare në veçanti.
Po të studiojmë me kujdes natyrën se si lëviz Irani dhe se si ai faktorizohet çdo ditë e më shumë në lindjen e mesme apo në zonat e tij të influencës në rajone të tjera, si Afganistani, Siria, Jemeni dhe në tjera zona, ne kuptojmë se Irani është duke ndërtuar profilin e një shteti të madh rajonal, fuqi rajonale e cila në bashkëpunim me aleatët e saj, Rusinë, Kinën dhe me lojtarë të tretë të cilat janë aktivizuar fuqimisht në botën e re që do të lind, mendoj se është pjesë e kësaj strategjie”,-tha Kreshnik Osmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut